Prishtinë, 16 qershor 2026 07:09
“Inteligjenca Artificiale po transformon me shpejtësi ekonominë dhe shoqërinë, ndërsa përdorimi i saj në të gjitha fushat është tashmë një domosdoshmëri”, këtë e theksoi ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, gjatë prezantimit të raportit për qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Kosovë.
Ai nënvizoi se po sigurohet që çdo nismë e re digjitale në administratën publike të përfshijë edhe funksionalitete të bazuara në Inteligjencën Artificiale. Projekte si e-Kosova 2.0, Asistenti Digjital në ATK, gjenerata e re e shërbimeve të integruara të bazuara në ngjarje jetësore, si dhe platforma mbarëqeveritare që po ndërtohen, do të përfshijnë zgjidhje të mbështetura në IA. Këto iniciativa synojnë ofrimin e shërbimeve publike më të ndërlidhura, më proaktive dhe më të personalizuara për qytetarët.
Njëkohësisht, ai theksoi se po investohet në zhvillimin e infrastrukturës së të dhënave, avancimin e mekanizmave institucionalë dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore për aplikimin e Inteligjencës Artificiale në administratën publike.
Megjithatë, gjatë këtij rrugëtimi transformues, sipas Ministrit Jagxhiu, duhet të sigurohet që IA të përdoret me përgjegjësi, duke e mbajtur gjithmonë njeriun në qendër dhe duke vendosur mekanizmat e nevojshëm mbrojtës për ruajtjen e shëndetit, sigurisë, të drejtave themelore dhe demokracisë.
Si vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ai theksoi se rruga e Kosovës për qeverisjen dhe rregullimin e Inteligjencës Artificiale është e ndërlidhur ngushtë me kornizën evropiane të bazuar në EU AI Act.
Raporti i prezantuar sot ofron inpute të vlefshme për ndërtimin e kornizës sonë të qeverisjes së IA dhe për hapat që do të ndërmerren drejt përafrimit me acquis-në dhe rregullativën evropiane në këtë fushë.
Ministri Jagxhiu falënderoi Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe institucionet e tjera për kontributin e tyre në hartimin e këtij raport

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës