Prishtinë, 13 qershor 2026 09:17
Republika e Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik me hapjen e objektit të përhershëm të Ambasadës së saj në Londër, duke forcuar më tej praninë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Londër, e cila e cilësoi këtë si një ditë të veçantë për Kosovën dhe një moment historik që pasqyron forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas ambasadës, objekti i ri, i vendosur në adresën 9 Orme Court, London W2 4RL, do të shërbejë si një qendër e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të Kosovës dhe si një urë më e fortë bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve.
Hapja e shtëpisë së përhershme të Ambasadës së Kosovës në Londër konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve diplomatike dhe në forcimin e pranisë së shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës