Prishtinë 12 Qershor 2026 11:32
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka folur për mundësinë që Serbia ta dorëzojë terroristin Millan Radoiçiq në Kosovë, si personi që e ka marrë përgjegjësinë për agresionin në Banjskë por edhe me kushtëzimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dorëzimin e tij te drejtësia në Kosovë.
Rudolph u shpreh se për ta është e rëndësishme që të gjithë përgjegjësit e rastit në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin të përballen me drejtësinë.
Rudolph: E rëndësishme që Radoiçiqi me krejt të përfshirët në Banjskë të përballen me drejtësinë
VIDEO:
“Nëse më kujtohet mirë, kushtëzimi ishte disi ndryshe, por kjo nuk është thelbësore tani. Ajo që është e rëndësishme për ne, dhe e kemi thënë publikisht, është që të gjithë përgjegjësit për ngjarjet e asaj kohe, përfshirë zotin Radoiçiq, të përballen me drejtësinë. Ai duhet të sillet para drejtësisë. Këtë e kemi kërkuar vazhdimisht dhe është shumë e qartë se kjo është ajo që presim nga autoritetet serbe”, tha Rudolph për KosovaPress
Agresioni në Banjskë të Zveçanit ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa për ngjarjen në prill të këtij viti, disa pjesëtarë të grupit të udhëhequr nga Millan Radoiçiq u dënuan me burgim të përjetshëm.E përgjëgjësinë për organizimin e këtij sulmi terrorist e ka marrë vetë Radojçiq.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës