Prishtinë, 25 Korrik 2025
Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë Mitrovicë.
Sipas Policisë, viktima është një këmbësor i moshës 53-vjeçare, i cili ka vdekur pasi është goditur nga një automjet.
Ndërsa, aksidenti ka ndodhur në fshatin Llazarevë rreth orës 18:30, më 25.07.2025.
Njësia rajonale e trafikut rrugor së bashku me të gjithë mekanizmat relevant, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.” – ka thënë për KALLXO.com Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prishtinës.
KALLXO.com publikoi disa fotografi nga vendi ku ka ndodhur ky aksident, në të cilat u panë ekipet policore që kanë bërë sigurimin e zonës.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit