Prishtinë 11 Qershor 2026 17:28
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me qëllim forcimin e koordinimit institucional, avancimin e shkëmbimit të informacionit dhe mbështetjen e mekanizmave që kontribuojnë në stabilitetin, sovranitetin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe ekonomik në Republikën e Kosovës.
Marrëveshja përcakton kornizën kryesore të bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe ATK-së në fushat me interes të përbashkët, në përputhje me mandatet ligjore dhe legjislacionin në fuqi. Ajo krijon një bazë më të strukturuar për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve relevante, koordinimin e aktiviteteve institucionale dhe mbështetjen e analizave që lidhen me stabilitetin financiar, zhvillimet makroekonomike, luftimin e ekonomisë joformale dhe adresimin e veprimtarive që mund të cenojnë integritetin financiar apo ekonomik të vendit.
Për BQK-në, marrëveshja forcon qasjen në informacione relevante për mbikëqyrjen financiare, analizën institucionale dhe vlerësimin e zhvillimeve që lidhen me stabilitetin dhe integritetin financiar. Për ATK-në, ajo mbështet administrimin tatimor, analizën e rrezikut dhe identifikimin më efikas të veprimtarive joformale apo shmangieve fiskale. Për të dy institucionet, marrëveshja rrit cilësinë e bashkëpunimit, shmang fragmentimin institucional dhe mundëson reagim më të koordinuar ndaj çështjeve me interes të përbashkët.
Aspektet teknike, mënyrat e zbatimit, format e shkëmbimit të të dhënave, përgjegjësitë operative dhe çështjet tjera të nevojshme për zbatimin praktik të marrëveshjes do të përcaktohen përmes procedurave standarde operative, në përputhje me kërkesat ligjore.
Duke marrë parasysh zhvillimet në sektorin financiar, digjitalizimin e shërbimeve financiare, avancimin e infrastrukturës së pagesave dhe proceset e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në tregjet financiare evropiane, kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe rritjes së kapaciteteve për adresimin e sfidave të përbashkëta.
BQK dhe ATK mbeten të përkushtuara që, përmes kësaj marrëveshjeje, të kontribuojnë në forcimin e integritetit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Konfirmohet lista me pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit
Turizmi gjeneroi mbi 248 milionë euro gjatë vitit 2025
Gërvalla: Sundimi i ligjit forcon Republikën dhe besimin në institucione
Nisin punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc, investohen mbi 373 mijë euro
Vdekjet në punë mbeten shqetësim shoqëror – 31 viktima vitin e kaluar, 12 të tjera këtë vit
Kosova synon përafrimin me standardet evropiane përmes reformave në akreditim
Komunikimet e grupit që dyshohet se merreshin me barrikada, zbulohet mesazhi i ditës kur u sulmua KFOR-i në Zveçan
BQK dhe ATK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për avancimin e shkëmbimit të informacionit dhe forcimin e integritetit financiar
Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve