Prishtinë, 10 qershor 2026 21:05
Bullgaria ka konfirmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës, duke theksuar se Prishtina mund të llogarisë në Sofjen si në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ashtu edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Për këtë mund të flitet më shumë në një takim të shefave të dy qeverive, që sipas krye diplomates bullgare, Velislava Petrova mund të mbahet pasi të jetë konstituuar ekzekutivi në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi dypalësh ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Petrova, dhe zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Takimi u zhvillua në kuadër të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sofje.
Ministrja Petrova, sipas një njoftimi të zyrës së saj, rikonfirmoi mbështetjen konsistente të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës, duke nënvizuar se kjo e fundit mund të mbështetet te Sofja si për avancimin e procesit të integrimit në BE, ashtu edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Dy kryediplomatët, gjithnjë sipas kumtesës, vlerësuan gjithashtu dialogun e shkëlqyer politik ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.
Në këtë kuadër, Petrova theksoi se një vizitë në nivel të kryeministrave, pas formimit të qeverisë së re të rregullt në Kosovë, do t’i jepte një shtysë të re marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj