Prishtinë, 10 qershor 2026 17:48
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Përpara të pranishmëve, Haxhiu tha se bashkëpunimi rajonal ka vlerë vetëm kur është i barabartë.
“Riafirmova orientimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin tonë për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme. Kosova ka bërë përparim të matshëm në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian” shkroi Haxhiu.
Ajo gjithashtu bëri me dije se Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë si shtet demokratik, konstruktiv dhe i rreshtuar qartë me Evropën.
Më e rëndësishmja, Haxhiu deklaroi se Kosova duhet të ecë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.
“Në 30-vjetorin e këtij procesi, theksova se bashkëpunimi rajonal ka vlerë vetëm kur është i barabartë, gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm në praktikë. Rajoni ynë ka nevojë për më shumë siguri, lidhshmëri më të mirë, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një proces evropian që ecën përpara kur standardet përmbushen.
Riafirmova orientimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin tonë për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme. Kosova ka bërë përparim të matshëm në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.
Ky përparim duhet të njihet. Pas më shumë se tre vjetësh nga aplikimi ynë, Kosova duhet të ecë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit
Në samit u miratua edhe Deklarata e Sofjes, e cila riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë, lidhshmërisë, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Nënvizova gjithashtu rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal, projekteve infrastrukturore strategjike, zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe trajtimit të barabartë të të gjitha vendeve në organizatat rajonale.
Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë si shtet demokratik, konstruktiv dhe i rreshtuar qartë me Evropën”, është shprehur ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj