Prishtinë, 9 qershor 2026 21:52
Është 9 qershori i vitit 1999.
Gjenerali i NATO-s në atë kohë, Mike Jackson doli për ta dhënë lajmin për një marrëveshje të rëndësishme me Republikën Federale të Jugosllavisë, në Kumanovë.
Prapaskenat e asaj dite i ka të freskëta edhe gazetari që kishte raportuar për këtë ngjarje, Nexhat Aqifi.
“Ne kishim takim kryesisht aty ishim nën udhëheqjen e forcave franceze të NATO-s, kishim kontakt me një toger francez emrin nuk më kujtohet dhe disa orë përpara më bëri me dije se marrëveshja sot definitivisht do të nënshkruhet, ne u mobilizuam dhe me disa kolegë ua përcolla dhe ishte një moment kolegë të nderuar i papërshkruar”, ka thënë Aqifi.
Për gazetarin në pension, ky mbetet raportimi më i rëndësishëm i gjithë karrierës.
“Për 45 vite sa kam përcjellë ngjarje të rëndësishme të shumta mirëpo kjo është ajo që më ka mbetur gjithnjë në kujtesë dhe gjithnjë krenohem se isha dëshmitarë apo lajmëtar i lirisë së Kosovës në atë marrëveshje që u arritë në Kumanovë, mburrem dhe them gjithnjë kur ka nevojë të përmendet në një moment e përmendi rastin e përcjelljes së Marrëveshjes së Kumanovës”, u shpreh tutje Aqifi.
E dy ditë pas, më 11 qershor ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.
Një nga ta ishte Lirak Çelaj.
“U futëm në Prishtinë për çka për mu personalisht ishte një moment shumë emocional kur e kam parë tabelën e Prishtinës kam qenë në makinë me Saimir Konushevcin jemi futë nga Llukari dmth nga pjesa e Gollakut jemi futë në Prishtinë, unë jam emocionu shumë që arrita ditën që i uniformum të hyjë në Prishtinë dhe ta shohë Prishtinën përsëri dhe natyrisht shenjat ishin që Prishtina do të jetë e lirë edhe pse endek ishte forca serbe por ishte plani i zhvendosjes së tyre prej këtu” , u shpreh Çelaj
Çelaj kujton se gëzimi për lirinë shihen edhe në fytyrat e njerëzve.
“I madh e i vogël kanë vrapu na kanë përqafu, ka qenë një mikpritje shumë e mirë, atëherë kishte qenë diçka që e kanë pritë me shumë kohë edhe një prej takimeve të para me qytetarë që na ka organizu ka qenë Osman Dumoshi i ndjeri tash i cili në lagjen e vetë i kishte ftu disa banorë që kishin mbetë aty edhe jemi taku me gjithë ata dhe kanë qenë njerëz dmth një përjetim që shumë vështirë mund të përshkruhet sot”, theksoj Çelaj
Në Marrëveshjen e Kumanovës u vendos që të shpërbëhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar më pas në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi