Prishtinë, 8 qershor 2026 15:11
Pas studimeve njëvjeçare, oficeri i FSK-së, nënkolonel Vegim Krelani diplomoi me sukses të lartë në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane dhe në të njëjtën kohë mori titullin Master në Studime Strategjike të Sigurisë, në Carlisle, Pennsylvania, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të FSK-së, nënkolonel Krelani u shpall si student superior, dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të FSK-së në përmbushje të misionit të saj.
“Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për lidership strategjik ushtarak dhe planifikimin e operacioneve të përbashkëta ushtarake ndërkombëtare. Gjithashtu, ky kolegj përgatitë oficerët në hartimin e strategjive të sigurisë kombëtare me njohjen dhe aplikimin efektiv të elementeve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në vitin akademik 2026 në këtë program morrën pjesë mbi 370 oficerë nga SHBA-të dhe nga 77 shtete tjera nga e mbarë bota”, thuhet në njoftim.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit