Prishtin, 7 qershor 2026 14:13
Një qytetar serb është larguar sot nga qendra e votimit në shkollën “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok, pasi dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, qytetari kishte shkaktuar shqetësime që nga momenti i hyrjes në klasën e votimit, duke përdorur telefonin celular dhe duke provokuar brenda qendrës së votimit.
Më pas, ai dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin, veprim i cili është i ndaluar sipas rregullave zgjedhore. Për këtë arsye, kryesuesi i vendvotimit nuk e ka lejuar që ta fusë fletëvotimin në kutinë e votimit dhe të përfundojë procesin e votimit.
Pas incidentit, në rast është përfshirë edhe Policia e Kosovës, e cila ka kryer kontrollin e telefonit të qytetarit. Fotografia e fletëvotimit ishte fshirë nga telefoni, ndërsa gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që do të mund të shërbente si bazë për veprime të mëtejshme ligjore.
Qytetari është larguar nga qendra e votimit, por nuk është shoqëruar në stacion policor, pasi nuk janë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me rastin.
Lidhur me incidentin nuk është raportuar për ndërprerje të procesit zgjedhor, i cili ka vazhduar normalisht në këtë qendër votimi.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore