Fushë Kosovë, 6 qershor 2026 09:20
Qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë për herë të parë qasje në shërbimin e mamografisë brenda komunës së tyre, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kujdesit shëndetësor dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, i cili njoftoi se shërbimi do të nisë nga 1 gushti në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2.
Sipas Prebrezës, mamografia do të ofrohet në kuadër të programit të skriningut për kancerin e gjirit, duke u mundësuar grave dhe qytetarëve të komunës kontrolle më të afërta dhe më të lehta pa pasur nevojë të udhëtojnë në komuna të tjera për këtë shërbim.
Ai bëri të ditur se investimi për pajisjen me mamograf arrin vlerën e 80 mijë eurove dhe është pjesë e një projekti kombëtar që parasheh vendosjen e 16 mamografëve në gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij, Fushë Kosova është komuna e parë që do ta ofrojë këtë shërbim në kuadër të këtij projekti.
Vendosja e mamografit konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në komunë, pasi diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe shpëtimin e jetëve.
Ky investim pritet të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet diagnostikuese dhe të forcojë programet parandaluese në kujdesin shëndetësor primar në Fushë Kosovë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit