Mitrovicë, 3 qershor 2026 17:37
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është parë duke mbuluar tabelat me emrat zyrtarë të rrugëve, ndërsa më pas pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke i larguar mbulesat.
Veprimi i Radojeviqit është kritikuar si një veprim që nuk përputhet me përgjegjësitë e një zyrtari që ushtron detyrën në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Sipas vlerësimeve, respektimi i vendimeve dhe shenjëzimeve zyrtare duhet të jetë obligim i çdo përfaqësuesi institucional.
Ndërhyrja e Policisë së Kosovës bëri që tabelat të mbeten të dukshme për qytetarët, duke rikthyer gjendjen e mëparshme.
Ngjarja ka nxitur reagime, pasi për shumë vëzhgues veprimi i kryetarit të komunës përbën një mesazh që vë në dyshim respektimin e plotë të institucioneve dhe shtetësisë së Kosovës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit