Fushë Kosovë, 9 qershor 2026 08:51
Mbështetja e bizneseve inovative dhe sipërmarrësve të rinj po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një ndër mekanizmat kryesorë për zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e ideve të reja në treg.
Në këtë kuadër, Komuna e Fushë Kosovës ka hapur thirrjen publike për mbështetjen financiare të start-up bizneseve inovative dhe bizneseve të reja për vitin 2026.
Përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë, komuna ka ndarë një fond prej 130 mijë eurosh, ndërsa nga ky program pritet të përfitojnë mes 30 dhe 40 biznese të reja.
Sipas njoftimit të kësaj komune, prioritet në procesin e përzgjedhjes do t’u jepet të rinjve, grave ndërmarrëse dhe projekteve inovative që kanë ndikim pozitiv në komunitet.
Komuna e Fushë Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ide biznesi të aplikojnë në këtë program, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe rritjen e punësimit në komunë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit