25 korrik 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër vendimit të Francës për njohjen e Palestinës si shtet.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar këtë vendim si “të pamatur” dhe “shuplakë fytyrës për viktimat e 7 tetorit”. Ai nuk ka përmendur krizën humanitare në Gaza apo viktimat palestineze.
“SHBA-ja kundërshton fuqishëm planin e Emmanuel Macronit për ta njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur vetëm sa i shërben propagandës së Hamasit dhe pengon paqen. Është shuplakë fytyrës për viktimat e 7 tetorit”, ka shkruar Rubio në platformën X.
Presidenti francez Emmanuel Macron, të enjten, njoftoi se Franca do ta formalizojë njohjen e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Urgjenca sot është që lufta në Gazë të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, deklaroi Macron.
Ndërkohë, Palestina po përballet me uri ekstreme, dhe pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë civilë në gjendje të rëndë. Vazhdojnë thirrjet drejtuar Izraelit për të lejuar futjen e ndihmave ushqimore.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti