Beograd, 25 Korrik 2025
Protesta dhe tubime në mbarë Serbinë edhe sonte
Në Nish sonte ka nisur protesta me emrin “Llotoja e Nishit”, një lloj shorti për “fituesit me fat” të aferave korruptive.
Në të njëjtën kohë, në Beograd, në komunën e Stari Grad, po mbahet një marsh protestues gjatë të cilit qytetarët janë ndalur përpara ndërtesës së kryetarit të Kuvendit komunal.
Në Novi Sad ka filluar manifestimi “Kampusi – zona e lirisë”, i organizuar nga studentët dhe qytetarë të mbledhur në kampusin e Universitetit të Novi Sadit. Programi është planifikuar të zgjasë gjatë gjithë verës.
Mediat raportojnë edhe për ngjarjet në Knjazhevac, ku sot është mbajtur një ceremoni me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë së Serbisë. Kryeministri dhe ministrat janë përcjellë me fishkëllima nga qytetarët.
Qytetarët e Knjazhevcit protestuan pranë Shtëpisë së Kulturës, ku u mbajt ceremonia për 100-ditëshin e Qeverisë, dhe e përcollën kryeministrin Gjuro Macut dhe autokolonën e tij me fishkëllima, raportojnë mediat.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti