25 korrik 2025
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias, që kanë hyrë në ditën e dytë, raporton Reuters. Tajlanda ka evakuuar mbi 100 mijë banorë nga provincat kufitare Ubon Ratchathani dhe Surin, ndërsa Kamboxhia thotë se 1.500 familje janë zhvendosur.
Tajlanda akuzon Kamboxhian për përdorimin e raketave ruse BM-21 dhe artilerisë së rëndë ndaj zonave civile, duke e cilësuar sulmin “barbar”. Kamboxhia e ka quajtur ofensivën tajlandeze “agresion brutal”.
Përleshjet shpërthyen në një zonë të diskutueshme kufitare, ku të dyja palët kanë dërguar trupa dhe armatim të rëndë, përfshirë avionë F-16 tajlandezë dhe raketa kamboxhiane.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-të dhe ASEAN-in, ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të zjarrit dhe mbrojtjen e civilëve.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti