Prishtinë 5 Qershor 2026 15:33
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, duke hapur rrugën për fillimin e procesit të mbështetjes financiare për fermerët në Kosovë.
Sipas ministrit, udhëzimi obligon Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë që të hapë thirrjen për aplikim në skemat e pagesave direkte, ndërsa pagesat do të realizohen menjëherë pas përfundimit të verifikimeve dhe sipas afateve të përcaktuara në dokument.
Paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjell një sërë risish dhe rritje të mbështetjes për sektorë të ndryshëm të prodhimit bujqësor.
Ndër masat kryesore janë:
30% rritje për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra;
30% rritje për sipërfaqet e mbjella me pemë;
20% rritje për pagesat e grurit me rendiment të lartë;
20% rritje për sipërfaqet e mbjella me mjedra;
20% rritje për sipërfaqet e mbjella me patate dhe fasule;
20% rritje për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim;
20% rritje për mbështetjen e viçave për majmëri;
10% rritje për sipërfaqet e mbjella me vreshta;
Subvencion prej 7 centësh për litër qumësht;
100 euro shtesë për fermerët që kultivojnë hektarin e parë;
100 euro për hektar për mbështetjen e plehut artificial;
54 euro për hektar për mbështetjen e naftës;
500 euro mbështetje për të rinjtë e moshës 18–29 vjeç që regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.
Ministri bëri të ditur se të gjitha kulturat e tjera bujqësore do të vazhdojnë të mbështeten sipas niveleve të vitit të kaluar.
“Me këtë paketë po rrisim mbështetjen për prodhimin vendor, po fuqizojmë fermerin aktiv dhe po e bëjmë bujqësinë më të qëndrueshme dhe më konkurruese,” theksoi Muja.
Një risi e rëndësishme është se ky Udhëzim Administrativ, për dallim nga praktikat e deritanishme, është konceptuar si një kornizë afatgjatë sipas praktikave të BE-së. Qëllimi është që në vitet në vijim thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të jenë të harmonizuara me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve të tyre.

Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Kosova fiton interes ndërkombëtar, Qendra e Studentëve mirëpret gjithnjë e më shumë studentë të huaj
Vdekja në Prizren, Inspektorati Qendror i Punës: Viktima nuk ishte punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune
ATK paralajmëron pronarët që japin banesa me qira: Deklaroni të ardhurat ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
599 studente përfitojnë mbështetje nga MASh-i për studimet në STEM
Serbia inicion katër procedura penale ndaj kosovarëve të arrestuar
Kosova mirëpret kulturat nga Amerika Latine dhe Evropa deri në Ballkan, përmes ngjarjes “N’Karadak Krisin Tupanat”
Kamberi kërkon shkarkimin e ministres serbe pas deklaratave për spastrim etnik të Kosovës
BE i reagon Paunoviqit: Deklaratë kundër vlerave njerëzore dhe fqinjësore