Prishtinë, 5 qershor 2026 07:10
Të premten në Tivat të Malit të Zi do të organizohet samiti i liderëve të BE-së me ata të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje, ka thënë se do të kërkojë trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit. Para samitit janë nxitur tensione Podgoricë-Beograd.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e Bashkimit Evropian (BE) me liderët e Ballkanit Perëndimor më 5 qershor në Tivat.
Samiti mbledh udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.
Në një njoftim të Presidencës është treguar se çfarë qëndrimi do të shprehë Haxhiu në samit.
“Në këtë samit, u.d. presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Samiti i së premtes pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në historinë e Malit të Zi. Në të do të marrin pjesë liderë të lartë evropianë dhe rajonalë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Para samitit, shtetet e rajonit janë vizituar nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Të mërkurën ai ka qëndruar në Prishtinë, ku ka thënë se nëse Kosova përmbush obligimet e saj përkitazi me eurointegrimin, nuk do të ketë probleme nga ana e BE-së.
“Secili problem e ka kohën e vet. Jemi pajtuar në agjendën e reformave, në procesin drejt anëtarësimit në BE. Është shumë e rëndësishme që Kosova hap pas hapi të japë rezultate te ato që jemi pajtuar. Vlerësimi është që në fund të procesit më s’do të kemi asnjë problem nga ana e BE-së. Ajo që duhet për momentin është ky konsensus i madh kombëtar në lidhje me anëtarësimin në BE, e kjo mund të përkthehet në veprime konkrete”, ka thënë Costa.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj