25 korrik 2025
(Reuters) – Ukraina dhe Rusia ndërmorën sulme ajrore ndaj bregdeteve të njëra-tjetrës në Detin e Zi, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, vetëm pak orë pasi bisedimet e drejtpërdrejta mes tyre për t’i dhënë fund luftës, e cila po zgjat prej gati tre vjetësh e gjysmë, përfunduan pa asnjë rezultat.
Forcat ruse ndërmorën një tjetër sulm masiv me dronë ndaj portit ukrainas të Odesës, duke plagosur të paktën katër persona dhe shkaktuar disa zjarre. Dëme të konsiderueshme u raportuan edhe në qendrën historike të qytetit, e shpallur pasuri botërore nga UNESCO. Guvernatori rajonal Oleh Kiper njoftoi se ndër objektet e goditura ishte edhe tregu i famshëm “Pryvoz”.
Ndërkohë, autoritetet ruse bënë të ditur se mbetjet e një droni ukrainas, që ra në rajonin Krasnodar, vranë një grua në lagjen “Adler”, pranë qytetit turistik të Soçit. Një tjetër grua po trajtohet në spital për plagë të rënda. Sipas kreut të administratës së distriktit federal Sirius, një dron goditi një bazë nafte në jug të Soçit, por nuk u dhanë detaje të tjera.
Rusia raportoi gjithashtu se sulmoi gjatë natës rajonin qendror të Çerkasit në Ukrainë, duke plagosur shtatë persona, mes tyre edhe një fëmijë nëntëvjeçar, si dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa banimi.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti