Prishtinë 4 Qershor 2026 8:49
Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të enjten (04.06.2026), derisa marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Libanit ka rritur shpresat për një marrëveshje më të gjerë që t’i jepet fund luftës së SHBA-së e Izraelit me Iranin, e që mund të rezultojë me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raporton Reuters.
Çmimet e ardhshme të naftës Brent kanë rënë me 87 cent, ose 0.89%, në 96.92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane bruto e West Texas Intermediate (WTI) ka rënë me 78 cent, ose 0.81%, në 95.24 dollarë, duke ulur fitimet nga fillimi i javës.
Si Brent, ashtu edhe WTI,u rritën me rreth 2% të mërkurën pas armiqësive të ripërtërira në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulmet iraniane ndaj Kuvajtit dhe ato ushtarake amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit.
Izraeli dhe Libani kanë njoftuar të mërkurën vonë se u morën vesh të zbatojnë armëpushimin, duke ngjallur shpresat për marrëveshje ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, i cili ka kushtëzuar çdo marrëveshje pjesërisht me përfundimin e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar të mërkurën se mund të ketë përparim në negociatat me Iranin qysh në këtë fundjavë.
Ndërkohë, rezervat e naftës bruto të SHBA-së ranë me 8 milionë fuçi në 433.7 milionë fuçi në javën që përfundoi më 29 maj, ka njoftuar të mërkurën Administrata e Informacionit për Energjinë. Rënia ishte shumë më e madhe sesa pritja prej 4 milionë fuçish që analistët e kishin pritur në një sondazh të Reutersit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar të martën se rezervat globale të naftës mund të bien në nivele kritike përpara kërkesës maksimale të verës nëse tërheqjet e rezervave vazhdojnë me ritmin aktual, pavarësisht se importet kineze të naftës bruto shënuan rënie prej 6 milionë fuçish në ditë në maj krahasuar me marsin.

Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit