Prishtinë, 3 qershor 2026 11:02
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në kontrabandim me migrantë, pas një operacioni të realizuar nga Policia e Kosovës në zonën kufitare të Hanit të Elezit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 qershorit, rreth orës 21:30, në kuadër të planit operativ “Migrimi Ilegal”. Gjatë vëzhgimit të vijës kufitare pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Elezit, zyrtarët policorë kanë vërejtur një person të dyshuar duke shoqëruar në këmbë tre persona nga drejtimi i fshatit Bllacë në Maqedoninë e Veriut drejt territorit të Kosovës, përcjell VeritasInfo.
Sipas njoftimit, pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin, tre migrantët dhe personi që i shoqëronte kanë vazhduar lëvizjen drejt një automjeti që dyshohet se po i priste në rrugën ndërmjet dy pikave kufitare.
Falë reagimit të njësive patrulluese kufitare, automjeti i dyshuar është ndaluar. Në të ndodheshin dy shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në rast, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës së dyshuar.
Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”. Njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, tre migrantët indianë janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj.
Si prova materiale, me urdhër të prokurorit janë konfiskuar automjeti i dyshuar me targa vendore dhe një telefon mobil.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e krimit ndërkufitar, parandalimin e migrimit ilegal dhe ruajtjen e sigurisë në kufijtë e vendit.

Policia e Kosovës jep alarm për mesazhet mashtruese: Mos klikoni dhe mos jepni të dhëna personale
BIA synon destablizimin e Kosovës: Vrajolli: Synohen zgjedhjet dhe organet e sigurisë
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Mbi 1 miliard euro për mbrojtjen, Kosova synon forcimin e ushtrisë
Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
FSK zhvillon aktivitete trajnuese dhe përgatitore për rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it