Prishtinë, 25 Korrik 2025
Zyra e Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj raportimeve për ndërtimin e një rezidence presidenciale, duke i quajtur ato të pavërteta.
Në reagim thuhet se Presidentja nuk ka kërkuar ndonjë objekt me oborr privat, dhoma apo luks personal.
“Presidentja e vendit asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtim të ndonjë rezidence presidenciale… e as ndonjë luks tjetër personal,” thuhet në reagim.
Presidenca sqaron se plani ideor për objektin nuk është aprovuar nga Presidentja dhe ajo ka kërkuar që ai të rishqyrtohet për t’iu përshtatur nevojave reale shtetërore, jo personale.
“Kosova është vendi i vetëm në Evropë, në mos edhe në botë, ku Kreu i Shtetit nuk ka një objekt të posaçëm për detyrat zyrtare,” thuhet në njoftim.
Zyra e Presidentes thekson se ndërtimi eventual do të zgjaste 5–6 vite, çka nënkupton se Presidentja aktuale nuk do ta përdorte këtë objekt gjatë mandatit të saj.
“Çdo pretendim se ajo po ndërton ‘për vete’ është jashtë çdo logjike,” thuhet në fund të reagimit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj