Mitrovicë Veriore, 24 Korrik 2025
Petar Petkoviq drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, po përgatit një paketë të re ndihme për 5,000 serbët më të cenueshëm në aspektin social në Kosovë përmes ndihmës financiare prej 20,000 dinarësh në muaj (160 euro). Është interesante që e njëjta paketë masash që u zbatua para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, tani do të zbatohet edhe para zgjedhjeve lokale.
Ndonëse Serbia në shtator të vitit të kaluar, kishte proceduar dy “Ligje” Projektligji për Organizimin dhe kompetencën e Autoriteteve Gjyqësore në ndjekjen penale të veprave të kryera në territorin e Kosovës dhe Projektligjin për shpalljen e Kosovës si territor i mbrojtjes së veçantë Sociale, të dy këto ligje i kishte tërhequr nga procedimi në Kuvend në prill të këtij viti.
Kjo nënkupton se paralajmërimi i Petkoviqit për mbështetje shtesë për qytetarët serbë në Kosovë me gjendje të rëndë sociale, jo vetmë që është në kundërshtim me vet ligjet e Serbisë, por ajo sipas qytetarëve serbë nga pjesa veriore e Mitrovicës, nuk është gjë tjetër vecse thjeshtë tentim për të ndikuar në vullnetin elektoral të votuesve para zgjedhjeve lokale në Kosovë që mbahen në Tetor të këtij viti.
Në anën tjetër, edhe pse ndihma u njoftua për personat e papunë, listat u hartuan nga anëtarët e Listës serbe. Një numër i madh qytetarësh, edhe pse i plotësonin të gjitha kushtet, mbetën pa këtë ndihmë sepse nuk kishin orientim partiak sic kërkonte Lista serbe. Para zgjedhjeve parlamentare në Shkollën Teknike në Mitrovicën e Veriut, emrat e personave të përzgjedhur për të marrë këtë ndihmë u lexuan në takimin partiak të Listës Serbe.
Lidhur me këtë temë, portali veritasinfo.org, pyeti qytetarët se çfarë mendojnë për paketën e ndihmës së njoftuar. “Dy fëmijët e mi janë në zyrën e punës, por nuk morën ndihmë. Shkova të ankohem dhe më udhëzuan të shkoja në ambientet e Listës Serbe sepse ata bëjnë një listë se kush është i kualifikuar për të përfituar. Nuk doja të shkoja tek ata hajdutë”, tha Miodrag S. nga Zveçani për portalin ‘Veritasinfo”.
“Është e rëndësishme që ata i siguruan vetes 5 paga dhe të gjithë e dinë këtë, por as nuk u japin qytetarëve atë që meritojnë. Ata nuk interesohen për qytetarët, ata vetëm po mashtrojnë popullin me këto 20,000 dinarë. Dëgjova se nga viti i ri e gjithë kjo do të hiqet, tha Stefan Jakshiq, një student nga Mitrovica e Veriut.
Marina Gjuriq nga OJQ-ja “MCEP” (Qendra e Arsimit të Popullit në Mitrovicë) i tha “Veritasinfo” se kjo është një tregti e pastër me vullnetin zgjedhor të qytetarëve. Është e qartë për të gjithë se qëllimet nuk janë të pastra. Ndoshta do të ketë një konkurs për pranim në spital, vetëm për t’i bindur qytetarët të votojnë për listën serbe nëse duan punësim. Kjo është përveç shtrëngimit dhe kërcënimeve, një nga taktikat me të cilat ajo Lista Serbe njihet. Sipas mendimit tim, institucionet kompetente duhet të merren me këtë çështje.”, tha Gjuriq.
Qytetarët që morën këtë “ndihmë” shmangin dhënien e një deklarate për këtë temë nga frika se ajo do të revokohet. Ata konfirmojnë në mënyrë anonime se janë të vetëdijshëm se nëse shfaqen në media nga muaji i ardhshëm, nuk do të paguhen më.
Gjithçka nga kjo tregon se i njëjti skenar po përgatitet për zgjedhjet lokale. Kandidati aktivist i opozitës për deputet në zgjedhjet e mëparshme parlamentare I.R. për portalin “veritasinfo.org’ tha: “Ky është një problem i madh. Në këtë mënyrë, ata i kushtëzojnë qytetarët dhe ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve. Askush nuk është kundër ndihmës që njerëzit marrin, por problemi është se ajo tregtohet. Vetëm një parti po mbështetet ndërsa opozita nuk mund të luftojë me burimet që ka. Kjo praktikë ka vazhduar në Kosovë që kur Aleksandar Vuçiç u bë president i Serbisë. Gjithçka është e qartë për të gjithë, përveç se askush nuk do dhe nuk mund ta ndryshojë këtë. Ne duhet të besojmë se qytetarët do ta kuptojnë mashtrimin dhe do të votojnë fshehurazi për përfaqësuesit e tyre në nivel lokal”.
Në audio flet qytetari nga Zvecani:
