Prishtinë, 1 qershor 2026 20:18
Erdhën për të dëgjuar verdiktin e gjykatës.
Pas rigjykimit, Ekrem Bajroviq, të hënën ishte planifikuar ta merrte vendimin e Gjykatës në lidhje me akuzat për krime lufte në fshatrat e Istogut.
Andaj, u mor vendim që të rihapet shqyrtimi gjyqësor.
“Këtë çështje penale të rihapet edhe njëherë shqyrtimi gjyqësor, pasi që ka vlerësuar se në cilësinë e të dëmtuarit/ dëshmitarit, të ftohet edhe njëherë për t’u dëgjuar Naim Elshani. Me qëllim të sqarimit të disa rrethanave të reja të krijuara gjatë shqyrtimit gjyqësor”, ka thënë Syla.
Vet i dëmtuari dhe dëshmitari Naim Elshani, nuk e priti fare mirë këtë vendim.
“Me zhgënjim e prita, se unë domethënë qe pesë vite jam duke u ballafaqu këtë kriminel të njësisë speciale të Serbisë, i cili mori pjesë në krime, në tortura, në dhunim, në masakrën ku e pashë me sytë e mi. Se unë jam ai që e qita në bunar që ra, dhe ai pranoi se ka marrë pjesë në krime lufte në fshatin Staradran”, u shpreh Elshani.
Nga Bajroviq dhe të tjerët, Elshani kishte pësuar lëndime të rënda, për të cilat mori trajtim jashtë shteti.
“Dëmet fizike shihen. Domethënë 15 centimetra nuk është nofulla. E falënderoj shtetin austriak, i cili më ka pru deri në këtë gjendje. Shteti i Kosovës nuk ka bërë asgjë për shërimin tim”, u shpreh tutje Elshani.
Pavarësisht kësaj, ai nuk shprehu ngurrim për dhënien e një dëshmie tjetër,
“Unë kam dëshmu me qindra herë. Jo duhet me dëshmu kështu, ballë për ballë kriminelit, jo në prokurori diku gjashtë herë kam dëshmu, jo i ka dy avokatë serbë nga Serbia, duhet më të dëgju avokatët e tij që e kemi një njeri të gjallë që e ka pa me sytë e vet kriminelin Bajroviq. Unë jam shumë i zhgënjym me Gjykatën”, theksoj Elshani.
Në vitin 2024, Bajroviq ishte dënuar me 12 vite burgim, mirëpo Apeli e ktheu lëndën në rigjykim.
Sipas aktakuzës, Bajroviq si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës