Prishtinë, 24 korrik 2025
Kushtetuesja pezullon veprimet e Kuvendit pas afatit 30-ditor.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në fuqi nga 27 korriku dhe do të zgjasë deri më 8 gusht 2025.
Sipas vendimit, deputetëve u ndalohet çdo vendim apo veprim pas përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në aktgjykimin e parë të Gjykatës, i cili kishte ardhur pas kërkesës së AAK-së.
Gjykata thekson se vendimmarrja pas këtij afati mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës”. Ajo e cilëson këtë ndalesë si të domosdoshme për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik, veçanërisht në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve.
Në aktvendim thuhet qartë:
“Ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit pas 26 korrikut 2025 është në interes publik dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”
Ky vendim lidhet me rastin e iniciuar nga deputetët e LDK-së dhe PDK-së, të cilët kontestojnë votimin e Komisionit për votim të fshehtë në vazhdimin e seancës konstituive të Legjislaturës IX, më 29 qershor 2025.
Megjithatë, Gjykata e ka vendosur këtë masë ex officio – pra me nismë të saj, pa qenë e kërkuar nga parashtruesit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit