Prizren, 25 Korrik 2025
Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit së sotëm në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Ngjarja është raportuar në orën 08:45.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, duke sqaruar se vdekja ka ndodhur pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pacientit, derisa ndodhej në hapësirat e jashtme të spitalit.
“Sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai ka vdekur”, deklaroi Bytyqi.
Sipas Policisë, viktima me inicialet L.K., 29 vjeç nga Prizreni kishte qenë i hospitalizuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025.
“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, i cili aktualisht është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi