Prishtinë, 31 maj 2026 15:57
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë, ndeshje që do të luhet në ‘Epet Arena’ në Pragë.
Kjo sfidë që nis në orën 16:00, është një test i rëndësishme për përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisi në muajin shtator.
Trajneri gjerman ka vendosur të zbresë në fushë me një formacion me prirje sulmuese, duke i besuar dyshes Fisnik Asllani – Albion Rrahmani në repartin ofensiv që nga minuta e parë.
Nga fillimi do të luajnë edhe Ilir Krasniqi dhe Ermal Krasniqi, ndërsa në portë starton Arijanet Muriq.
Tifozët kosovarë do të kenë mundësinë të shohin disa prej emrave më të rinj të skuadrës, teksa Foda synon të testojë alternativa dhe të konsolidojë grupin për sfidat që e presin Kombëtaren në garat e Ligës së Kombeve.
Formacionet zyrtare:
Çekia: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta.
Kosova: Muriq, Vojvoda, Ilir Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, Ermal Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani.

Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës