Prishtinë, 29 Maj 2026 19:23
KQZ-ja ka akredituar 761 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026. Ndërkaq, dy organizatave u është refuzuar akreditimi për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore dhe përdorimit të terminologjisë që bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës. Gjatë ditës, KQZ-ja ka miratuar vendimin për emërimin e rreth 14 mijë anëtarëve për vendvotimet e rregullta, ato me kusht dhe në përfaqësi diplomatike.
Grupi i parë i vëzhguesve vendës e ndërkombëtarë janë akredituar të premten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përveç atyre të propozuar nga dy organizatave të cilave u është refuzuar kërkesa për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, tha se 29 organizatat e akredituara kanë përmbushur kriteret ligjore për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Nga analiza që KQZ-ja ua ka bërë statuteve të organizatave që i ka refuzuar, ka rezultuar se njëra organizatë nuk zhvillon veprimtari që ndërlidhen me proceset zgjedhore, ndërsa organizata tjetër në dokumentacionin e saj zyrtar i është referuar Kosovës me terminologjinë “Kosova dhe Metohia”.
“‘Odbor za kontrolu i opservaciju’ ka aplikuar për t’u akredituar me qëllim të vëzhgimit të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë 07.06.2026. Zyra, gjatë shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga kjo organizatë ndërkombëtare, ka konstatuar se në dokumentacionin zyrtar të saj i është referuar Republikës së Kosovës me terminologjinë ‘Kosovë dhe Metohi’”, ka thënë Buzhala. “Përdorimi i një emërtimi të tillë cenon drejtpërdrejt subjektivitetin shtetëror, integritetin kushtetues dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, siç përcaktohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht me nenin 1 të saj, ku përcaktohet se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Vdekja në Prizren, Inspektorati Qendror i Punës: Viktima nuk ishte punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune
Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë
ATK paralajmëron pronarët që japin banesa me qira: Deklaroni të ardhurat ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në