Prishtinë, 26 maj 2026 19:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar mungesën e shiritit ngjitës në pakot e votimit përmes postës, duke sqaruar se kjo nuk ndikon në vlefshmërinë e fletëvotimeve.
Sipas KQZ-së, ashtu si në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në dhjetor 2025, edhe në zgjedhjet aktuale nuk është paraparë përdorimi i shiritit ngjitës të KQZ-së, i cili ishte përdorur vetëm në Zgjedhjet Lokale 2025.
Institucioni zgjedhor thekson se procesi i votimit me postë zhvillohet duke e vendosur fletëvotimin në zarfin e fshehtësisë, i cili mbyllet me ngjitësin standard të vet zarfit. Për këtë arsye, mungesa e një shiriti shtesë ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e votës.
Tutje në reagim theksohet se KQZ-ja vazhdimisht ka ndërmarrë masa sigurie për procesin e votimit jashtë vendit. Një prej tyre është dërgimi direkt nga KQZ i pakove individuale me fletëvotime dhe materiale përcjellëse në adresat e votuesve të regjistruar jashtë Kosovës.
Sipas sqarimit, fletëvotimet që gjenden në këto pako përmbajnë elemente sigurie të ngjashme me ato që përdoren në vendvotimet brenda Kosovës. Këto elemente janë të përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat dhe përfshijnë mikroshtypin, UV printin dhe elementin “anti-copy”, i cili shfaq shenjë dalluese në rast tentimi për kopjim apo falsifikim.
Po ashtu, KQZ-ja ka sqaruar se secili fletëvotim i dërguar për votuesit jashtë Kosovës është i vulosur në pjesën e pasme me vulë të zezë dhe kjo nuk nënkupton se fletëvotimi është kopje.
Në njoftim, KQZ u bën thirrje votuesve që të ndjekin udhëzimet për votim me postë, duke përfshirë vendosjen e fletëvotimit në zarfin e fshehtësisë, më pas në zarfin kthyes së bashku me dëftesën e regjistrimit dhe dërgimin e tij në postë. KQZ po ashtu thekson se pakoja me fletëvotim duhet të jetë individuale dhe duhet të arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor 2026.

KQZ del me disa sqarime sa i përket votimit përmes postës
KQZ lehtëson procedurat e regjistrimit të votuesve mbi 80 vjeç për të votuar përmes ekipeve mobile
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqësi diplomatike
KQZ: Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri më 31 maj
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në listën e votuesve
KQZ: Mungesa e shiritit ngjitës nuk e cenon vlefshmërinë e fletëvotimit
Gjykata kërkon kohë shtesë prej 60 ditësh në rastin Thaçi dhe të tjerët
Rreth 1.8 milionë besimtarë nisen drejt malit Arafat në ditën kulmore të Haxhit
Kurti: Një IPK e fortë, një polici më e pastër