Prishtinë 22 Maj 2026 9:08
Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovc, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.
Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.
Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n