Prishtinë, 21 maj 2026 11:36
Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si edhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshimet se disa biznese për shitjen e arit në Prizren janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe tatimore lidhur me tregtimin e arit dhe argjendit.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore që kanë nisur nga data 19 maj, me urdhër të prokurorit të çështjes dje janë realizuar kontrolle në gjashtë lokale afariste në Prizren dhe në tri shtëpi banimi.
Gjatë kontrolleve janë siguruar dëshmi materiale dhe është hasur sasi e konsiderueshme e arit dhe argjendit të padeklaruar, dhe është iniciuar rast ndaj katër personave për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
Nga kontrollet e realizuara janë sekuestruar gjithsej: 3.775,33 gramë ari i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 455.000 euro, si dhe 4.204,98 gramë argjend i padeklaruar, në vlerë të përafërt prej rreth 8.900 eurosh.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n