Prishtinë, 20 maj 2026 12:07
Prokuroria e Kosovës ka bërë të ditur se institucionet e drejtësisë po ndërmarrin veprime konkrete për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar ushtrimin e lirë të së drejtës së votës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Pas raportimeve publike dhe deklarimeve të ministrit Nenad Rashiq për pretendime lidhur me kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur menjëherë veprimet hetimore për rastin, shkruan Veritasinfo.
Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë hetimeve janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që ndërlidhen me veprime të kundërligjshme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Prokuroria ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve, respektimin e rendit kushtetues dhe garantimin e një procesi të lirë dhe demokratik, duke dërguar mesazhin se çdo përpjekje për të ndikuar apo cenuar vullnetin e votuesve do të trajtohet sipas ligjit.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Lista Serbe është duke bërë presione tek qytetarët serbë që të votohet ky subjekt në zgjedhjet e 7 qershorit.
Madje u raportua se ka pas edhe largime nga puna.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Kuvendi duhet konstituuar deri më 7 gusht
Rizvanolli e Karakaç diskutojnë projektin e termocentralit të Vlorës me gaz të lëngëzuar nga ShBA
Reagimi diplomatik dhe qytetar jep rezultat, korrigjohet paraqitja e Kosovës në reklamën e Air Serbia
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues