Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Siç njofton KQZ-ja, fletëvotimi do të përmbajë 21 subjekte politike, të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë teksa i njëjti format do të përdoret si për votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës më 6 qershor, ashtu edhe për votimin në vendvotimet brenda vendit më 7 qershor.
Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në disa komuna fletëvotimet do të përfshijnë edhe gjuhët e komuniteteve tjera.Konkretisht, në Prizren fletëvotimet do të kenë udhëzime edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ndërsa në Mamushë udhëzimet do të jenë edhe në gjuhën turke.Ndërkaq, në Obiliq fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën rome, ndërsa në Dragash në gjuhën boshnjake.

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve
KQZ-ja certifikon sot rezultatet përfundimtare
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
Certifikimi i rezultateve: KQZ pret vendimet e Supremes
Sot i hapet rruga KQZ-së për certifikimin e rezultateve, nëse s’ka ankesa
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Kurti: Absurde që ura mbi Ibër të jetë e mbyllur, po koordinohemi me KFOR-in