Prishtinë, 18 maj 2026 14:11
Një person i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Koshare të Ferizajt.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.
Nga Policia kanë bërë të ditur se vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ndërkohë, sot, në orët e para të mëngjesit si pasojë e një vetaksidenti në Dollc të Klinës ka humbur jetën edhe një 40-vjeçar si dhe mbetën të lënduar katër persona të tjerë

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë