Prishtinë, 17 maj 2026 09:22
Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi të pabanuar e të vjetër në Crepule të Zubin Potokut kanë gjetur sërish armë, pajisje për pastrim të armëve, helmetë e uniformë ushtarake.
Armët e gjetura janë të llojit AK-47, një pushkë ajrore dhe një armë artizanale.
“Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Edhe para pak ditësh, policia njoftoi se në Zubin-Potok është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni dhe një uniformë me simbole të Serbisë, në një shtëpi të pabanuar. Gjatë kontrollit në objektin e pabanuar u gjetën 297 fishekë si dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro