Prishtinë, 15 maj 2026 16:43
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin mars 2026.
Ky publikim statistikorë paraqet të dhëna statistikore me bazë mujore për transportin ajrorë, hekurudhorë dhe telekomunikimin.
Në muajin mars 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 082, ose 1,7 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve në total ishte 338 528 ose 5,9 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (mars 2025).
Në muajin mars 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ishte 6 844 ose (-5,1 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Ndërsa, mallra të transportuar përmes hekurudhës nuk kishte në këtë muaj.
Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 69 418 me një rritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 881 577, me një rënie prej (-3,6 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 523 630 ose 2,31 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 321 455 mije ose 2,42 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim