Mitrovicë e Veriut, 13 Qershor 2025
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, e ka sfiduar të Enjten në mbrëmje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me përdorimin e simboleve në shënimin e “Ditës së Vidovdanit” në Gazimestan me 28 Qershor.
Ai tha se do të jetë në Gazimestan me flamurin serb për festën e Vidovdanit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit serb më 28 qershor. “Shihemi në Gazimestan për Vidovdan me simbolin tim kombëtar!”, shkroi shkurt Arsenijević.
Përveç Arsenijevićit, vendimi u dënua edhe nga Forumi Kombëtar Serb nga Graçanica. “Në një vend që paraqitet si demokratik dhe multietnik, ndalimi i simbolit të një kombi – dhe atë me rastin e një feste fetare dhe kulturore – është një akt diskriminimi, presioni politik dhe një përpjekje për të zhdukur praninë serbe në Kosovë.” Dënimi erdhi nga Zyra për Kosovë, si dhe nga Lista Serbe.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”