Mbrëmjen e djeshme anëtari i familjes Jashari, djali i Hamëz Jasharit njëherit edhe ish kryetar i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka publikuar një postim ku tregon se ka marrë pjesë në shëninim e 26 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Ajo që bie në sy nga ky postim është fakti se Jashari e quan Albin Kurtin Kryeministër, pa vënë në pah faktin se zyrtarisht ai tashmë është Kryeministër në detyrë.
Në foton e publikuar, Jashari e Kurti shihen pranë njëri tjetrit gjë që konfirmon edhe njëherë afërsinë e Jasharajve me Vetëvendosjen.
Kujtojmë se Bekim Jashari kishte garuar edhe për një mandat të dytë në zgjedhjet e kaluara ku për kundërkandidat kishte Fadil Nurën nga PDK, i cili edhe kishte fituar mandatin për të udhëhequr me Skenderajn.
A është afërsia e Bekim Jasharit një shenjë se dikush nga kjo familje do të garojë në zgjedhjet lokale nën llogon e VV-s?
Këtë do e mësojmë më së largu deri në fillim të Shtatorit, kur zyrtarisht bëhet çertifikimi i kandidatëve për kryetar të Komunave.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”