Prishtinë 9 Maj 2026 10:59
Sektori i turizmit në Kosovë ka vazhduar trendin pozitiv të rritjes edhe gjatë vitit 2026, me një numër më të madh vizitorësh vendorë dhe të huaj, që kanë qëndruar në hotelet e vendit gjatë muajit mars.
Sipas të dhënave të publikuara, në mars 2026 janë regjistruar gjithsej 46 mijë e 649 vizitorë në hotele, duke shënuar një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i vizitorëve ishte 40 mijë e 239.
Nga numri i përgjithshëm, 19 mijë e 180 kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 27 mijë e 469 vizitorë të huaj, çka tregon për interesimin në rritje të turistëve ndërkombëtarë për Kosovën si destinacion.
Rritje është shënuar edhe në numrin e net-qëndrimeve. Gjatë muajit mars janë regjistruar 94 mijë e 804 net-qëndrime në hotele, prej të cilave 52 mijë e 226 ose 55 për qind janë realizuar nga turistët e huaj, ndërsa 42 mijë e 578 nga vizitorët vendorë.
Sipas statistikave, numri i vizitorëve të huaj është rritur për 9.1 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025. Pjesa më e madhe e turistëve kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra, shtete që vazhdojnë të mbeten ndër burimet kryesore të vizitorëve në Kosovë.
Rritja e numrit të turistëve po konsiderohet si tregues i zhvillimit gradual të sektorit të turizmit dhe i interesimit në rritje për ofertën turistike të Kosovës. /

Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad
Për kontributin në Kosovë, Maqedonci nderon me medalje senatoren Joni Ernst