Ushtria izraelite ka deklaruar se ka përfunduar fazën e parë të sulmeve në Iran, të cilat përfshijnë sulme ndaj dhjetëra objektivave ushtarake, përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme.
“Dhjetëra avionë të Forcës Ajrore sapo kanë përfunduar sulmin hapës, i cili përfshinte sulme ndaj dhjetëra objektivave ushtarake, përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit.”
Ushtria izraelite ka zhvilluar një proces të gjatë vlerësimesh dhe përgatitjesh për fushatën si në vijën e frontit ashtu edhe në prapavijë. Qëndrueshmëria e civilëve do të jetë një komponent i rëndësishëm i kësaj fushate.” – thuhet në njoftim, raporton The Guardian.
Një zyrtar ushtarak izraelit tha se ka disa sulme dhe se ato janë “kundër programit bërthamor të Iranit dhe objektivave të tjerë ushtarakë”. Sipas zyrtarit, bëhet fjalë për dhjetëra sulme në zona të ndryshme të vendit. Po goditen raketat me rreze të gjatë veprimi dhe objektiva të lidhura me programin bërthamor, shtoi zyrtari.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se ShBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet:
“Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson që kjo ndërhyrje ishte e nevojshme për vetëmbrojtje. Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë rajonalë. Ta bëj të qartë: Irani nuk duhet të synojë interesat apo personelin amerikan.”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”