Deputeti i Levizjës Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e tij do ta analizojë seriozisht planin 15 pikësh të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një Qeveri Uniteti.
Konjufca tha se çdo nismë e tillë meriton vëmendje dhe nuk duhet nënvlerësuar.
“Çdo veprim të partive të tjera duhet me marrë seriozisht, nuk jam aspak për me nënçmu askënd. Secila parti që ka ndonjë ide ose prodhon dokument që është valid, duhet me u analizu – pse kanë thënë kështu, cili është qëllimi i tyre…”, u shpreh ai në ATV.
“Të vetmin problem e kemi që me LDK është paradoksal kur e analizon deri në fund pozicionimi i tyre që thotë se me VV është e pamundshme, kurse ekuacioni kur i shtohet kësaj edhe PDK bëhet shumë mirë. Këtu nuk mundem me konceptu. Dmth LDK+VV = keq, LDK+VV+PDK = super. Për mendimin tim, ekuacioni më mirë do të ishte VV+LDK pa të tjerat, sepse kemi nevojë për një opozitë – dhe sa më e fortë të jetë, aq më mirë”, shtoi Konjufca.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”