Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se ka vendosur shenja të reja dhe ka rinovuar ato ekzistuese përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga kalimet e paqëllimshme të kufirit.
“Nëpërmjet këtyre shenjave synohet që qytetarët të paralajmërohen se po i afrohen vijës kufitare (ABL). Ky aktivitet pasqyron përkushtimin e paanshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Nga misioni theksojnë se është përmirësuar edhe dukshmëria e shenjave ekzistuese, në mënyrë që qytetarëve t’u lehtësohet orientimi pranë zonave kufitare. Në rrjetet sociale, KFOR-i ka publikuar edhe pamje që tregojnë procesin e vendosjes së shenjave të reja.
Këto masa ndërmerren në një kohë me tensione të ngritura politike dhe të sigurisë në rajon, me synim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e stabilitetit në terren.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi