22 korrik 2025
Sot pritet të vazhdojë në Gjykatën Themelore në Prishtinë procesi gjyqësor për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Seanca e djeshme u zhvillua pa praninë e publikut, me kërkesë të prokurorit Naim Abazi, për shkak të dëshmisë së një dëshmitari anonim. Sipas Abazit, dëshmitari është nën mbrojtje të integritetit dhe çdo paraqitje publike e tij do të rrezikonte sigurinë dhe do të ndikonte në procesin gjyqësor.
Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë gjithashtu edhe më 24 korrik.
Rasti lidhet me sulmin e armatosur të ndodhur në shtator të vitit 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku humbi jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe disa persona të tjerë u përfshinë në përleshje të armatosur me forcat e rendit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi