Prishtinë 4 Maj 2026 11:08
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hyrat totale të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 508.1 milionë euro. Peshën kryesore në strukturën e të hyrave e zënë tatimet në produkte, të cilat përbëjnë 71% të totalit.
Tatimet rrjedhëse në të ardhura kontribuojnë me 15%, ndërsa 4% lidhen me aktivet dhe detyrimet financiare. Pjesa tjetër shpërndahet në kategori të ndryshme të të hyrave.
Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë për vitin 2025 kanë arritur në 3 miliardë e 485.6 milionë euro. Struktura e shpenzimeve dominohet nga kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, të ndjekura nga kompensimi i punëtorëve me 26%.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është dedikuar edhe për formimin e kapitalit bruto dhe konsumin e ndërmjetëm, që secila përbën nga 14% të totalit të shpenzimeve.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind