Prishtinë 3 Maj 2026 12:34
Në zgjedhjet e kaluara, procesi zgjedhor u shoqërua me akuza serioze për manipulim votash, duke minuar besimin e qytetarëve në demokraci.
Madje, disa komisionerë përfunduan të arrestuar për shkelje që lidhen drejtpërdrejt me integritetin e votës.
Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime të mëdha dhe kanë nxitur kërkesa që personat e përfshirë në parregullsi të mos lejohen më të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Në këtë kontekst, garantimi i një procesi të drejtë dhe transparent është bërë një domosdoshmëri urgjente.
Kryeziu: Cenimi i votës është vepër penale, deputetët e zgjedhur me vota të vjedhura s’duhet të kandidojnë më
Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline ka reaguar ndaj çdo forme të manipulimit të votës, duke theksuar se një veprim i tillë është i sanksionuar qartë me ligj dhe Kushtetutë.
Ai ka deklaruar se integriteti i votës është i paprekshëm dhe çdo cenim përbën vepër penale që duhet të ndëshkohet.
“Kjo është e sanksionuar me kushtetutë dhe me ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme. Vota nuk cenohet dhe nëse cenohet vota ajo është vepër penale dhe këta komisionerë që kanë cenuar votën, nuk kanë të drejt të marrin pjesë në komisione”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, pasojat nuk duhet të ndalen vetëm tek komisionerët, por të përfshijnë edhe kandidatët që kanë përfituar nga vota e manipuluar.
“Kandidatët, deputetët që kanë fituar me vota të vjedhura nuk kanë të drejt më të kandidojnë, kjo është situatë e re, ku fillojnë me u pastru listat e partive politike. Pra ata nuk do të duhej të kandidonin për deputet për shkak se konsiderohet se janë bërë deputet me vota të vjedhura”, është shprehur ai.
Shala kërkon përgjegjësi nga KQZ për manipulimet me vota: Komisionerët e përfshirë të përjashtohen përgjithmonë
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala për FrontOnline ka folur lidhur me proceset zgjedhore në vend, duke kërkuar organizim më të mirë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ndëshkim të rreptë për çdo manipulim të mundshëm me vota.
Shala theksoi se përgjegjësia për çdo parregullsi bie mbi KQZ-në, duke shtuar se tashmë ekzistojnë akuza për manipulime që duhet të trajtohen seriozisht nga organet kompetente.
“Shpresoj se KQZ do të organizohet më mirë dhe çdo gjë që ndodh nga ndonjë manipulim, përgjegjësinë e merr KQZ-ja. Ata që kanë manipuluar me vota duhet të marrin dënimin e merituar dhe kjo le të shërbejë si mësim që të mos keqpërdoret procesi edhe herave të tjera”, deklaroi Shala.
Ai kërkoi masa konkrete ndaj komisionerëve që kanë qenë të përfshirë në manipulime, duke vlerësuar se ata nuk duhet të kenë më të drejtë të marrin pjesë në procese zgjedhore në të ardhmen.
‘’Komisionerët që kanë marr pjesë në manipulime, s’kanë drejtë të marrim pjesë’’, tha ai për FrontOnline.
Sipas tij, KQZ duhet të jetë më rigoroze në përzgjedhjen e komisionerëve, duke mos lejuar që persona që kanë kryer vepra penale në kuadër të detyrës së tyre si komisionerë të rikthehen në të njëjtin rol.
‘’KQZ duhet të shiqoj që jo vetëm në këtë rast, por nëse një komision ka pasur një vepër penale lidhur me veprimtarinë e tij prej komisioneri, nuk do të duhej të bëhej komisioner ndërkaq për deputetët, ata s’kanë qenë të involvuar’’, shtoi ai.
Në anën tjetër, Shala bëri dallim sa i përket përfshirjes së deputetëve, duke theksuar se në mungesë të provave për përfshirje në vepra penale, atyre nuk duhet t’u mohohet e drejta për të ushtruar funksionet e tyre.
‘’Derisa s’kanë qenë të involvuar për vepër penale, konsideroj se nuk duhet të i mohohet e drejta e tillë’’, tha Shala

Koha e ujit falas në veri të Kosovës po mbaron pas gati tre dekadash
Ministria kundërshtoi vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për të hequr tabelën “E dua Mitrovicën”
Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak
Fshatrat e shpopulluara, qytetet e mbipopulluara: Pasojat e migrimit të brendshëm në Kosovë
83 vjet nga lindja e Ukshin Hotit, Kurti: Ideali i tij jeton përtej kohës dhe hapësirës
Avokati i Thaçit i reagon Speciales: Çdo ankesë e të akuzuarve u refuzua nga Apeli
Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore