Prishtinë, 21 Korrik 2025
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, seanca ndaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit do të vazhdojë me dyer të mbyllura për opinionin.
Vendimi është marrë pasi do të dëgjohet një dëshmitar anonim, ekspozimi i të cilit sipas prokurorit special, Naim Abazi, përbën rrezik real për sigurinë personale dhe për procedurën penale.
“Çdo ekspozim i pranisë së tij tek mediat që lidhen me identitetin e tij para publikut, përbën rrezik real për sigurine personale dhe për procedurën penale. Ruajtja e anonimitetit të tij është kusht për dhënien e dëshmisë së tij, prandaj kërkojmë që kjo pjesë e procesit gjyqësor të zhvillohet pa praninë e mediave dhe publikut”, ka thënë prokurori special, Naim Abazi.
Kërkesën e Abazit e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti me arsyetimin se masat e ndërmarra nga gjykata për ndryshimin e figurës dhe zërit nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur qëllimin për këtë dëshmitar.
“Aprovohet propozimi i Prokurorisë që për dëgjimin e këtij dëshmitari të përjashtohen mediat dhe publiku, ngaqë masat e ndërmarra nga Gjykata për ndryshimin e figurës dhe zërit nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur qëllimin për këtë dëshmitar. Bazuar në rrethanat e këtij rasti për të cilat do të dëshmojë, ka gjasa qe të zbulohet identiteti.”, është shprehur kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti .

Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar
Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
26 Korriku, dita kushtuar policëve që sakrifikuan jetën për Kosovën
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?