Prishtinë 1 Maj 2026 15:50
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur nismën e tre kongresistëve amerikanë për një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.
Reagimi i tij vjen pasi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së është prezantuar një rezolutë nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler, e cila synon të mbështesë integrimin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Në një postim, Konjufca ka theksuar se Kosova është e gatshme të kontribuoj për sigurinë në rajon e më gjerë.
“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka shkruar Konjufca në X.
Rezoluta e propozuar thekson rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në NATO, duke e parë atë si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ajo gjithashtu reflekton mbështetjen në rritje brenda politikës amerikane për integrimin euroatlantik të Kosovës.
Katër shtete anëtare të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja – ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet.
E, Rezoluta u bënë thirrje këtyre katër aleatëve t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke theksuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për ta zhbllokuar rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë.
“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,” tha kongresisti Self. “Shtimi i Kosovës në aleancë është thelbësor për ta kundërshtuar ndikimin në rritje të kundërshtarëve në Evropë. Shtetet e Bashkuara duhet t’i inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha