Mitrovicë, 10 shtator 2026 08:20
Mitrovica po bëhet gati të pres edicionin e katërt të “Mitrovica International Jazz Days”, i cili do të mbahet nga 16 deri më 18 shtator, në Parkun e Qytetit. Për tri ditë, qyteti shndërrohet në qendër të jazz-it, me një program që sjell emra nga skena ndërkombëtare, rajonale dhe vendore.
Mes emrave të kësaj pjese të programit është saksofonisti luksemburgez Maxime Bender, i cili vjen me projektin “Universal Sky”, në krah të Manu Codjia (kitarë), Pol Belardi (tastiera), Stefano Agostini (bas elektrik) dhe Jérôme Klein (bateri). Kuinteti ndërton peizazhe atmosferike dhe groove të thella, duke sjellë një përvojë bashkëkohore të jazz-it, të pasur me energji dhe improvizim.
Më 17 shtator, radhën e merr “Women Bandleaders Night”, natë e kushtuar trios së udhëhequr nga Eleonora Strino, me Giulio Corini (kontrabas) dhe Zeno De Rossi (bateri). Formacioni sjell një ndërthurje të traditës së jazz-it me një qasje bashkëkohore – po ashtu me hyrje falas.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit