Prishtinë, 10 shtator 2026 07:29
Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është rikthyer në Prishtinë pas premierës botërore në Festivalin e Cannes dhe një rrugëtimi në festivale ndërkombëtare.
Filmi, i cili hapi edicionin e 18-të të “PriFest”, rrëfen ditët e fundit të paraluftës dhe luftën në Kosovë përmes syve të Duas, një vajze 14-vjeçare.
Në një orë e 40 minuta, Basholli trajton okupimin, diskriminimin e shqiptarëve, frikën, dhunën dhe traumën e luftës, duke e ndërtuar rrëfimin përmes përjetimeve të një adoleshenteje dhe familjes së saj.
“Dua” ka nuanca autobiografike dhe është kandidat i Kosovës për nominimin për çmimin “Oscar”. Filmi pati premierën botërore në seksionin “Semaine de la Critique” të Festivalit të Cannes, ku fitoi çmimin “SACD”.
Pas premierës në Prishtinë, Basholli u shpreh e emocionuar.
“Ta shfaqim filmin në Prishtinë është ndjenjë shumë e veçantë”, tha ajo, duke shtuar se synimi ishte të tregohej një pjesë e historisë së Kosovës dhe qytetit të Prishtinës.
Producenti Valon Bajgora tha se ishte emocion i veçantë që filmi u shfaq para publikut që e ka përjetuar atë periudhë.
Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës dhe së shpejti pritet të nisë shfaqjen në kinematë e Kosovës.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit