Prizren, 9 shtator 2026 19:09
Kalaja e Prizrenit është rihapur pjesërisht për vizitorë nga 7 shtatori, nga ora 12:00, ndërsa punimet për ndërhyrjet emergjente do të vazhdojnë. Disa pjesë të kalasë mbeten të mbyllura për shkak të rrezikut dhe punimeve.
Në katër muajt e fundit, Kalaja fillimisht ishte mbyllur pjesërisht, më pas tërësisht dhe tani është rihapur sërish pjesërisht.
Sipas vlerësimeve të institucioneve të trashëgimisë kulturore, disa segmente të mureve janë dëmtuar nga depërtimi i ujit dhe degradimi i llaçit, ndërsa në disa zona janë evidentuar edhe rënie gurësh.
Për ndërhyrjet emergjente janë ndarë mbi 80 mijë euro për Kalanë e Prizrenit, ndërsa Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe një projekt më gjithëpërfshirës për restaurimin dhe konservimin e saj.
.

Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova në garë për “Oscar”-ët evropianë me “Dua” dhe “Shame and Money”
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit